Dy lojtarët më të kritikuar në kombëtaren shqiptare aktualisht janë Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami. Ata vijojnë të jenë të besuarit e trajnerit Sylvinho.
Performancat e Bajramit janë sistematikisht në rënie. Mesfushori ofensiv duket paksa “i konsumuar” në fushë. Ndoshta kërkon të luajë në një rol tjetër, por këtë nuk e dimë me siguri.
Asllani, ndërkohë, e ka të ardhmen përpara, por po e penalizon qëndrimi në stol tek Interi. Ai ka presion të madh dhe deri tani nuk e ka përballuar aq mirë.
Ndeshja me Andorrën do të jetë një test për trajnerin Sylvinho. Tifozët kanë muaj që kërkojnë një “rifreskim” të formacionit, duke provuar dy-tre lojtarë të tjerë.
Një rival i lehtë në letër do ta ndihmonte teknikun të bëhej paksa më kreativ me formacionin. Urojmë të ndodhë kështu, sepse shqiptarët janë njëzëri të mendimit se kombëtarja shqiptare po bëhet tejmase e parashikueshme.







