Kompany: Harry Kane bëhet edhe më i mirë me kalimin e kohës, ishim të shkëlqyer në këto 2 ndeshje

12 Mars 2025
8:55
Telesport
back button

Pas triumfit 3-0 në ndeshjen e parë, javën e kaluar, skuadra e Bayern Munich triumfoi edhe dje 2-0 ndaj Bayer Leverkusen, duke avancuar në çerekfinalet e Champions League. Një ndër protagonistët ishte sulmuesi Harry Kane, që ka shënuar 21 gola në kampionat deri më tani dhe 10 në Europë.

Kapiteni 31-vjeçar i “3 luanëve” bëhet lojtari i parë anglez që shënon 10 herë në një sezon të vetëm të Champions. “Ndihmon kur ke një lojtar të mirë që dëshiron të vrapojë dhe të luftojë për ekipin si një lojtar i ri. Kam luajtur kundër tij si kundërshtar dhe ai është bërë më i mirë me kalimin e moshës”, tha trajneri Vincent Kompany.

Unë i besoj qëndrueshmërisë së tij dhe mënyrës sesi ai punon drejt lojës së tij dhe me atë cilësi ju gjithmonë i merrni momentet tuaja. Gjithsesi, një kompliment i madh për djemtë që dhanë këtë performancë. Këto dy fitore ndaj Leverkusen janë të rëndësishme për ne”, shtoi trajneri belg i bavarezëve.

Këto dy fitore nuk vendosin sezonin, por ne kemi shumë respekt për Leverkusen. Ne bëmë punën tone. Luajtëm shumë mirë në 20 minutat e para dhe patëm shanse më të mira. Qëllimi ynë ishte të fitonim pjesën e parë dhe më pas të fitonim pjesën e dytë dhe ne e bëmë këtë”, tha Kompany.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit