Kompany: Mundëm PSG, sot Borussia e më pas Bayer, duam ta kalojmë me sukses këtë trio të vështirë

30 Nëntor 2024
12:22
Telesport
back button

Sot në mbrëmje, Bayern Munich e pret një përballje e vështirë, klasikja e Bundesliga ndaj Borussia Dortmund. Kno përballje nuk trema bavarezët, që po kalojnë një moment të mirë, duke mposhtur në mesjavë edhe PSG në Champions League.

Pak orë para ndeshjes, trajneri Vincent Kompany ka folur por kanalet zyrtare të klubit, duke theksuar rëndësinë e kësaj sfide:  Ndeshja në Dortmund është e madhe dhe e rëndësishme. Ne absolutisht që duam të fitojmë”.

Fitorja kundër PSG ishte shumë e rëndësishme, tani kundër Borussia vjen ndeshja më e rëndësishme në futbollin gjerman. Dhe, më pas, të martën, do të luajmë për kualifikimin e Kupën e Gjermanisë kundër Leverkusen. Duam ta mbyllim mira këtë trio të vështirë”, tha Kompany.

Për klimën brenda klubit, trajneri shpjegon: “Për momentin, situata është shumë pozitive. Ne kemi shumë energji të mirë, të gjithë po ecin në të njëjtin drejtim. Ne e ndiejmë këtë nga brenda dhe e demonstrojmë nga jashtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit