Konate: Nuk luajmë ndaj Spanjës për hakmarrje, do të dimë ta përballojmë Yamal

5 Qershor 2025
9:22
Telesport
back button

Sot në mbrëmje do të luhet gjysmëfinalja e dytë e Nations League, ku fituesja që do të dalë nga përballja Spanjë-Francë do të përballet me Portugalinë në finale. Përpara kësaj sfide foli mbrojtësi francez Ibrahima Konate

Qendërmbrojtësi i Liverpool dhe kombëtares tha: “Trajneri ka besim tek unë. Kemi një sistem të jashtëzakonshëm të të rinjve. Shpresoj që të gjithë të jenë gati”. Ai nuk e konsideron këtë sfidë si hakmarrje për Europianin e humbur vjet në verë.

Një ndjenjë hakmarrjeje ndaj Spanjës? Jo në të vërtetë. Kampionati Evropian është një nivel mbi Ligën e Kombeve. Ne e përballojmë këtë ndeshje si një kompeticion të ri. Duam të fitojmë çdo ndeshje“, tha Konate.

Duke folur për sezonin e Mbappe, ai shtoi: “I jashtëzakonshëm! Ai fitoi Këpucën e Artë! Kylian kishte presion të madh mediatik. Sezoni i tij është i jashtëzakonshëm. Ai nuk ka fituar asnjë trofe të rëndësishëm, por Kylian Mbappe nuk luan vetëm, ai ka nevojë për ekipin e tij“.

Së fundi, një mendim për Lamine Yamal: “Ai është një gjeni futbolli. Ajo që ka treguar këtë sezon është e jashtëzakonshme. Ndalimi i tij është i komplikuar. Prandaj futbolli luhet nga njëmbëdhjetë lojtarë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit