Kovac: Fitorja është ilaçi më i mirë për Borussia, duam gjithnjë e më shumë prej tij

4 Mars 2025
8:59
Telesport
back button

Një nga ndeshjet e Champions League që do të luhet sot është ajo mes Borussia Dortmund dhe Lillë. Sfidë ku skuadra gjermane konsiderohet favorite edhe pse për trajnerin e Dortmund, Nico Kovac, asgjë nuk ka siguri në këtë turne.

Teknikisht ata janë një skuadër shumë e mirë. Ata luajnë një lojë sulmuese dhe të bazuar në zotërimin e topit. Kundërvënia ndaj tyre do të na kushtojë shumë forcë dhe stabilitet”, u shpreh Niko Kovac.

Duhet të jemi të përgatitur për faktin se do të kemi përballë një kundërshtar të fortë, si sot ashtu edhe pas një jave. Jemi ende larg vendit ku do të donim të ishim, por ne shohim evolucionin që duam dhe jemi në rrugën e duhur. Fitorja është ilaçi më i mirë: ne gjithmonë duam më shumë prej tij”, shtoi Kovac.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit