Kroos, për përpikmërinë e Flick te Barça: Po ta bënte te Real Madridi, do të kishin qeshur me të

13 Qershor 2025
7:54
Alfred Lleshi
back button

Toni Kroos ka bërë një reflektim surprizues në podcast-in që posedon me vëllain e tij, Felix, edhe ai ish-futbollist deri në “pensionimin” më 2021. Vëllezërit Kroos diskutonin për përpikmërinë në skuadrat e futbollit dhe mënyrën si trajnerët e menaxhojnë këtë aspekt.

“Me Hansi Flick, disa lojtarë kanë mbetur jashtë formacionit për shkak se kanë mbërritur me vonesë në një mbledhje, – tha Toni, duke iu referuar episodeve që ndodhën me Koundé ose Iñaki Peña këtë sezon te Barcelona.

– Janë filozofi të ndryshme. Te Real Madridi do të kishin qeshur. Shpesh nuk e dije kush vonohej, lojtari apo trajneri. Te Real Madridi është një mentalitet tjetër, nuk ndodh që një lojtar të mos luajë vetëm sepse vonohet pesë minuta në një mbledhje.

Thjesht, janë mentalitete të ndryshme. Të dyja anët e medaljes mund të jenë të vlefshme. Mund të themi që ai i Flick është një mentalitet tipik gjerman”, – shtoi ish-mesfushori i Real Madridit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit