Kush ka më shumë për të humbur në Juventus-Inter? Di Livio “skanon” supersfidën e fundjavës

12 Shtator 2025
7:35
Alfred Lleshi
back button

Ish-lojtari i Juventusit, Angelo Di Livio, ka analizuar supersfidën e së shtunës mes Juventusit dhe Interit, duke u ndalur te Vlahovic e Yildiz.

Kush ka më shumë për të humbur në Juventus-Inter?
Interi. E ka humbur tashmë një ndeshje dhe, nëse humb sërish, do të hapen polemika. Më shumë se kaq, do të largohej nga kreu i renditjes. Është ende herët, por një tjetër humbje do t’i sillte probleme.

Vlahovic, i pazëvendësueshëm?
Duhet të vazhdojë kështu; me dëshirë, zemërim, përqendrim dhe pozitivitet. Tudor po punon mirë me të, ndaj duhet të vazhdojë pa asnjë mëdyshje.

Cili duhet të jetë objektivi i Juventusit këtë sezon?
Pse jo, të synojë titullin. Për mua është një skuadër konkurruese.

Yildiz, trashëgimtar i Del Pieros?
Mund ta themi lirisht se është në gjurmët e tij. Ndoshta nuk do të bëhet kurrë Del Piero, por është një xhevahir, talent që po rritet shumë. Ka përulësi dhe klas.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit