Lajme të mira nga infermieria, dy rikuperime të rëndësishme për Thiago Motta

25 Shtator 2024
17:52
Telesport
back button

Pas barazimit me Napoli dhe dy ditëve pushim, ekipi i Juventus ka rinisur stërvitjen për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Genoa. Gjatë seancës së hapur për tifozët, me skuadrën është stërvitur sërish Federico Gatti.

Mbrojtësi bardhezi duket se është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit dhe është gati për një fanellë titullari. Gjithsesi, për të do të jenë të rëndësishme ditët në vijim për të parë gjendjen e tij fizike.

Një lajm i mirë nga infermieria e Juventus vjen edhe nga Francisco Conceicao. Portugezi ende po stërvitet veçmas, por ka nisur të vrapojë. Pra, rikuperimi i tij është gjithnjë e më i afërt.

Conceicao, me sahumë gjasa, mund t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës që në fillim të javës së ardhshme, duke i garantuar trajnerit të Juventus, Thiago Motta, një opsion shtesë në rotacionet sulmuese.

Problem është gjendja e Nicolò Savona, që la në mes stërvitjen për shkak të një problemi në kyçin e këmbës. Gjendja e tij do të monitorohet me kujdes dhe do të rivlerësohet në ditët në vijim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit