Lautaro: Krenar që barazova rekordin e Mazzola. Derbi me Milanin? E dimë çfarë ndodhi në Riad…

30 Janar 2025
9:19
Alfred Lleshi
back button

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, foli për “Inter TV” pas tregolëshit personal ndaj Monaco: “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi na siguroi një kalendar më të lehtë. Ekipi pati qasjen e duhur dhe ky ishte objektivi ynë kryesor. Topin e tregolëshit ia dedikoj djalit tim dhe familjes time, që ishin këtu për të më parë. Shënuam që në fillim dhe pastaj e menaxhuam ndeshjen mirë”.

Si ndihesh, pasi ke barazuar rekordin e Mazzolës në Champions?
Jam krenar që kam arritur 17 gola në Champions me Interin, si Sandro Mazzola. Sidoqoftë, më e rëndësishme është që ekipi të vazhdojë të fitojë dhe tifozët të jenë të lumtur.

Objektivat për këtë sezon?
Ne duam të fitojmë gjithçka. E dimë se çfarë ndodhi në Riad, por nuk është çështje hakmarrjeje. Çdo derbi është unik dhe special. Sot festojmë, nesër përqendrohemi te derbi, që është shumë i rëndësishëm për rrugëtimin tonë në kampionat.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit