Tre gola të shënuar në “San Siro”, çfarë kryevepre nga Hakan Calhanoglu (video)

5 Prill 2026
21:34
Telesport
back button

Pjesa e parë mes Interit dhe Romës është mbyllur 2-1 në avantazhin e zikaltërve, në sfidën që po luhet në “San Siro” dhe është e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Zikaltrit kanë gjetur avantazhin që në minutën e parë.

Pas një topi të gjatë të Manuel Akanji dhe asistit të Marcus Thuram, ishte kapiteni Lautaro Martinez, ai i cili dërgoi topin në rrjetë. Kujtojmë se argjentinasi mungonte që nga 18 shkurti dhe rikthehet pas më shumë se një muaji, direkt me gol.

Në minutën e 40-të, Roma do të barazonte shifrat. Pas një pasimi të Matias Soule për Devyne Rensch, holandezi kroson në zonë dhe aty Gianluca Mancini zë në befasi mbrojtjen e zikaltërve dhe dërgon me kokë topin në portën e Yann Sommer.  Në shtesën e pjesës së parë ishte Hakan Calhanoglu që gjeti rrjetën dhe kaloi Interin sërish në avantazh. Turku shënoi një gol spektakolar me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit