Lazio nuk dorëzohet për Kumbullën, “sulm” të ri për shqiptarin

8 Shtator 2020
15:08
Alfred Lleshi
back button

Lazio nis “sulmin” e ri për Marash Kumbullën. Klubi bardhekaltër e ka përmirësuar ofertën për shqiptarin, atë të qershorit, kur i “vuri në pjatë” Veronës 20 milionë euro, plus Andre Anderson. Sikurse duket, Igli Tare dhe Lotito nuk heqin dorë kollaj nga 20-vjeçari i talentuar shkodran, për të cilin ka kohë që interesohet edhe Interi.

Ndaj, po përpiqen sërish t’i bindin veronezët për një marrëveshje që i kënaq të dyja klubet. Propozimet e mëhershme u konsideruan të pamjaftueshme nga klubi venecian, ndërsa Lazio është gati t’i rishohë termat, duke ofruar më shumë. Kështu, homologu teknik mund të ndryshojë me përfshirjen e lojtarëve të tjerë, përveç ose si alternativë të Anderson.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit