Leao kthehet në qendër të formacionit kuqezi, pritet titullar kundër Fiorentinës

17 Tetor 2025
10:29
Alfred Lleshi
back button

Për shkak të lëndimeve të shumta dhe rikthimit të tij më herët (nga kombëtarja) në Itali për ta kapur sa më shpejt formacionin, Milan-Fiorentina ptitet ta “shenjtërojë” Rafael Leaon. Sulmuesi portugez duket i rikuperuar nga dëmtimi i fillimit të sezonit kundër Barit dhe është gati të marrë një vend titullari në sulmin kuqezi.

Ai pritet të luajë si sulmues qendror, duke i dhënë mundësi Santiago Gimenez të marrë frymë pas kthimit nga Meksika dhe përshtatur me ritmin e kampionatit. Leao ofron një alternativë të fortë, veçanërisht në mungesë të Christian Pulisic, i cili vuan dëmtimin e muskujve të kofshës së djathtë. Trajneri Massimiliano Allegri mund ta aktivizojë Christopher Nkunku nga minuta e parë.

Francezi mund të luajë si sulmues i dytë ose në krah, duke ofruar befasinë që ka treguar deri tani. Ai është i favorizuar për startues pas golit me Francën. Në mesfushë, Ruben Loftus-Cheek mund të përdoret për të mbuluar mungesat, veçanërisht pas dëmtimit të Adrien Rabiot. Anglezi ofron forcë fizike dhe dinamizëm në mesfushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit