Mediat gjermane raportojnë se Rafael Leao është i zhgënjyer dhe, madje, i acaruar, me drejtorin sportiv të Bayern, Max Eberl. Ky i fundit ka disa javë që bisedon me agjentët e portugezit, por papritur ka ndërprerë bisedimet.
Eberl nuk po shfaq më interes për sulmuesin e Milanit. Duket se arsyeja quhet Nico Williams. Ylli spanjoll i Athletic Bilbao duket lojtar më tërheqës për bavarezët. Ndoshta sepse ai kushton 58 mln euro, kurse Leao minimalisht 20 mln euro më shumë (të paktën aq sa e vlerëson klubi i tij).
Max Eberl sonte ka shansin ideal për të biseduar me Nico Williams. Ai do të jetë në “Allianz Arena” për finalen e Nations League, Portugali-Spanjë. Nëse Bayern e ul për një darkë pas ndeshjes…







