Leipzig shuan ëndrrën  e Atalanta-s, protesta për vendimin e Lahoz (Pamjet)

14 Prill 2022
20:38
Denis Hakanaj
back button

Leipzig ka mundur 2-0 Atalanta-n në Bergamo dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Europa League. Shuhet kështu ëndrra e zikaltërve për të arritur një gjysmëfinale historike.

Ndeshja e luajtur në Gewiss Stadium është zhbllokuar në  në 18 minutat e para. Kaq i ka mjaftuar skuadrës së Tedesco-s për të gjetur golin që i ka dhuruar  gjysmëfinalen.

Gol që ka ardhur pas një aksioni shumë të bukur të gjermanëve dhe që është finalizuar në mënyrën e duhur nga 24-vjeçari Christopher Nkunku.

Episodi që ka shkaktuar protestat e Atalanta-s ka ardhur në minutën e 52-të, kur arbitri Lahoz nuk e ka konsideruar penallti një prekje të topit me dorë të dyshimtë në zonën e rreptësisë nga ana e  gjermanëve.

Ish-arbitri Luca Marelli ka thënë për DAZN: “Një vendim i pakuptueshëm: ka rritur volumin e trupit. Ishte diçka shumë e dukshme”.

Tri minuta para fundit të ndeshjes, gjermanët kanë gjetur edhe golin e dytë që ka vulosur fitoren. Përsëri protagonisti ka qenë Nkunku, i cili ka shënuar me penallti.

Leipzig do të përballet në gjysmëfinale me fituesen e çiftit Braga-Rangers. Portugezët e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin e ngushtë 1-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit