L’Equipe zbulon bisedimet e fshehta, Salah do të luajë në një kampionat tjetër

2 Dhjetor 2024
16:14
Telesport
back button

“Erdhi dhjetori dhe klubi nuk më kontaktuar për kontratën. Nuk është se dua të largohem, por me këtë situatë më shumë jam larg Liverpool sesa afër”.

Kështu u shpreh Mohamed Salah së fundmi, i pyetur për të ardhmen e tij. Kontrata e tij aktuale me Liverpool skadon në qershor dhe gjasat janë që të largohet me parametra zero.

“L’Equipe” raporton një pistë të re në merkato. Duket se Salah është në bisedime me Paris Saint-Germainin për të nisur atje një aventurë të re.

Egjiptiani ka nevojë të provojë veten në një skuadër elitare dhe PSG ka nevojë për një emër të madh në sulm, duke qenë se Dembele nuk ka bindur dhe ka probleme me trajnerin Enrique.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit