Leverkusen thellon rekordin e pabesueshëm, festival golash sot! Por “silura” e Granit Xhakës vlen biletën (VIDEO)

5 Maj 2024
19:46
Anton Cicani
back button

Me titullin e festuar, duket se sezoni i Bayer Leverkusen sivjet eshte dicka e paimagjinueshme dhe rekordi sa vjen e shtohet, ose me sakte, zgjatet! Sepse kane shkuar tashme 48 ndeshje radhazi pa humbje dhe po lufton edhe për trofeun e Kupës së Gjermanisë ku është në finale, si dhe për trofeun e ligës së Evropës, ku është afër finales.

Sot, ne fushen e Eintracht Frankfurt, ekipi i Xabi Alonsos ka fituar me nje rezultat te thelle 5-1 me golat e shenuar nga Xhaka, Schick, Palacios, Frimpong dhe Bonniface.

Por, duhet theksuar nje Granit Xhaka me shume lider, qe gjen golin e dytë sezonal në Bundesligë dhe te tretin sezonal. Mesfushori shqiptar i Zvicrës shënoi një gol spektakolar, thuajse identik me atë që realizoi ndaj Serbisë në Botërorin e 2018-ës, kur ngriti në peshë zemrat e të gjithë shqiptarisë.

E majta e Xhakës nga 22.09 metra ishte perfekte dhe mjaft e fortë, me një shpejtësi prej 118. Km-orë, duke u ndalur në cepin e portës, me mesfushorin shqiptar që gjeti kështu golin e dytë sezonal, pas një tjetri gjithashtu spektakolar disa ditë më parë.

GOLI I XHAKA – VIDEO

GOLI I XHAKA NDAJ SERBISE – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit