Liga Unike-Femra/ Tirana fiton duelin me Prishtinës, humbje për Flamurtarin dhe Partizanin

5 Shkurt 2026
10:57
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e raundit të 6-të të Ligës Unike në basketboll për femra, një event ky ekipet kosovare vijojnë të jenë më superiore se ato shqiptare, duke kryesuar edhe renditjen provizore.

Bashkimi fitoi thellë 68-31 ndaj Partizanit në “Asllan Rusi”, duke konsoliduar vendin e dytë në renditje. Në krye të saj është Peja, që mundi 93-77 Flamurtarin, ndeshje ku kosovaret bënë diferencën në pjesën e dytë.

E vetmja skuadër shqiptare që fitoi është Tirana. Bardheblutë mundën në “Fahrie Hoti” rivalet e Prishtinës me shifrat 66-62, një ndeshje me rivalitet deri në fund. Për Tiranën u dalluan Daleba e Qosja me nga 15 pikë secila.

Liga Unike-Femra, raundi i 6-të

Tirana – Prishtina, 66-62

Peja – Flamurtari, 93-77

Partizani – Bashkimi, 31-68

Lajme të tjera

Lajmet e fundit