Lippi: “Ja pse Champions-i me Juven ka qenë më e bukur se Kupa e Botës me Italinë”

8 Qershor 2024
15:22
Denis Hakanaj
back button

“Kam parë skuadrat holandeze, më pëlqeu pjesëmarrja totale e skuadrave holandeze”.

Këtë e ka thënë Marcello Lippi, i intervistuar nga Guido Vaciago, drejtor i Tuttosport, i cili e pyeti nëse ka pasur njeri që e ka frymëzuar në karrierën e tij si trajner.

“Unë u përpoqa t’u jap ekuilibër ekipeve të mia”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes së parë.

Për Juventusin: “Fanella e Juventusit është e rëndë, po, megjithatë, në të njëjtën kohë me peshën e rëndë të fanellës dhe përgjegjësitë, është edhe kënaqësia që ke duke përfaqësuar një nga klubet më të rëndësishme në botë. Kur kjo ndodh dhe arrin të marrësh rezultate të mira menjëherë, atëherë është shumë e bukur”.

Duke folur për triumfet e tij në Romë në ’96 dhe Berlin në 2006, Lippi deklaroi:

“Nëse ishte më e bukur fitorja në Romë ’96 apo Berlin 2006? E para ishte më e mirë, sepse tjetra ndodhi 10 vjet më vonë, 10 vite suksese të mëdha, në të cilat fituam 5 kampionate, 4 finale Champions-i dhe gjithçka ishte për t’u fituar e kishim fituar, kështu që ekzistonte vetëdija se kishim arritur nivele shumë të rëndësishme ekipore.

“Më pas vjen kombëtarja, bëhesh kampion bote, gjë që është fantastike, por vjen pas 10 vitesh suksesi të madh, ndaj mendoj se e para ishte më e rëndësishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit