Luhet ndeshja më e shtrenjtë në histori, mbyllet pjesa e parë! Sheffield Utd 45 minuta larg Premier League (video)

24 Maj 2025
16:55
Telesport
back button

E konsideruar si ndeshja më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Sheffield Utd dhe Sunderland po përballen në “Wembley” në finalen e madhe për t’u ngjitur në Premier League për sezonin e ri.

Përveç biletës për në Premier League, fituesi i kësaj finaleje do të marrë edhe rreth 200 milionë paundë, ndaj konsiderohet si finalja më e shtrenjtë në botë.

Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Sheffield Utd, ekipi i drejtuar nga Chris Wilder gjeti golin në minutën e 24-të me Tyrese Campbell pas një kundërsulmi fantastik dhe asistit të Gustavo Hamer. SHIKOGOLIN

Pak minuta më pas, Sheffield gjeti edhe golin e dytë me Harrison Burrows, me një goditje të fuqishme nga distanca, por që u anullua pas ndërhyrjes së VAR për pozicion jashtë loje. Kujtojmë se dy ekipet që kanë siguruar direkt biletën për në Premier League janë Leeds, i cili u shpall dhe kampion dhe Burnley, ndërsa ekipi i tretë do të mësohet sot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit