Pavarësisht ngritjes në vendin e 22-të, pas përmbysjes së pabesueshëm ndaj Manchester City, skuadra pariziene ende nuk e ka të sigurt një vend në fazën e eliminimit direkt (1/8 finale të Champions-it), me trajnerin Luis Enrique plotësisht të vetëdijshëm për sfidat që ka përpara.
“Futbolli ndonjëherë është i padrejtë, ndonjëherë i pabesueshëm, – tha ai pas ndeshjes “për kornizë” ndaj kampionëve anglezë. – Kur shënuam golin e parë, ishte si një energji e re për të gjithë. Duhet të fitojmë ndeshjen tonë të fundit kundër Stuttgartit për të avancuar më tej.
Ne jemi një nga ekipet më të reja në Ligën e Kampionëve dhe vetëbesimi i treguar sonte ishte diçka e mahnitshme. Kjo ndeshje tregoi që të gjithë jemi të gatshëm të punojnë dhe të vuajmë si ekip, madje edhe kundër një skuadre si Manchester City.
Goli i parë, kur Barcola kaloi Nunes dhe krosimi i tij u shndërrua në gol nga Dembélé, ndryshon skenarin e kësaj ndeshjeje. Ia dolëm t’i merrnim posedimin e topit Manchester City dhe kësisoji përmbysëm disavatazhin e dyfishtë, morëm tri pikë tepër të çmuara, që na mbajnë gjallë në Champions League “.







