“Makineri” golash, por Haaland e ka një të metë… Kuotë zero në finale

9 Qershor 2026
16:30
Alfred Lleshi
back button

Erling Haaland është kthyer në një sulmues që duket se thyen çdo logjikë të futbollit modern. Një “grabitqar” në zonë, i frikshëm si pak të tjerë dhe me prani që të imponohet vetvetiu. Ai e ka golin në gjak dhe e ka bërë të zakonshmen të jashtëzakonshme. Jo vetëm është lojtari që arriti më shpejt 100 gola në Premier League, por gjithashtu ka qenë i pari që ka arritur në 10, 25 dhe 50 gola.

Që nga mbërritja te Manchester City, ai ka thyer rekorde efikasiteti dhe është konsoliduar si një nga “9”-at më të mirë në botë. Megjithatë, pas fitimit të “FA Cup” ndaj Chelsea në “Wembley”, ka dalë një statistikë e pazakontë. Bjondi norvegjez ka luajtur deri në 10 finale me City, por nuk ka shënuar asnjë gol në to.

Për një futbollist me statistika thuajse “çnjerëzore”, kjo është e dhënë kontradiktore dhe e çuditshme. Ajo shtrihet në të gjitha kompeticionet: 4 finale “FA Cup”, 3 “Community Shield” dhe një “Carabao Cup” pa gol, si edhe në finalen e Champions League dhe Superkupën e Europës.

Megjithatë, Haaland ka qenë vendimtar edhe pa shënuar, duke dhënë asistime dhe ndikuar në lojë. Në finalen e fundit asistoi për Semenyo dhe mbetet një faktor kyç, edhe kur nuk shënon.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit