Maldini debuton me Italinë: Sa emocione, këtë arritje ia dedikoj familjes sime

15 Tetor 2024
8:52
Alfred Lleshi
back button

“Një emocion i fortë”. Daniel Maldini nuk e fshehu përjetimin kur komentoi në mikrofonat e “Rai” debutimin e tij me kombëtaren e madhe axurre. Babai Paolo dhe nëna Adriana ishin në tribunat e stadiumit duke brohoritur për të dhe bërë video me celularët e tyre.

“Jam i lumtur që ata erdhën dhe ishin këtu, – tha Daniel duke buzëqeshur. – Ne flasim për futbollin edhe kur jemi në shtëpi. Këtë debutim ia dedikoj familjes sime, miqve të mi, njerëzve që më duan”.

Më pas një koment për ndeshjen: “Bëmë mirë që nuk e ulëm ritmin edhe kur e siguruam plotësisht fitoren. E vazhduam luftën, bëmë çfarë duhej deri në fund. Çfarë shpresoj të sjell në kombëtare? Pak cilësi, edhe nëse ky ekip ka shumë tashmë. Thjesht po përpiqem të jap kontributin tim maksimal”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

Lajme të tjera

Lajmet e fundit