Malick Thiaw drejt Newcastle për 40 milionë euro, Tare ka në listë dy emra për të forcuar mbrojtjen

9 Gusht 2025
19:26
Telesport
back button

Fabrizio Romano dhe jo vetëm, raportojnë se Malick Thiaw mund të quhet lojtari më i ri i Newcastle. “Qymyrxhinjtë” kanë arritur marrëveshjen me Milanin për transferimin e mbrojtësit gjerman për 40 milionë euro, bashkë me bonuset.

Ditë më parë, Newcastle kishte arritur marrëveshjen personale me lojtarin, por Milan kishte refuzuar, por oferta e fundit e anglezëve ka qenë në pritshmëritë e kuqezinjve.

Në anën tjetër, Igli Tare, i cili ndodhet aktualisht në Angli, një nga arsyet për të arritur marrëveshjen me Newcastle, ka në listë dy emra për të forcuar mbrojtjen e kuqezinjve.

I pari është qendërmbrojtësi i Parmës, Giovanni Leoni, për të cilin ka interes të madh edhe nga Inter, por edhe nga shumë klube të tjera të njohura. Parma e vlerëson 18-vjeçarin 40 milionë euro.

Emri i dytë në listën e Igli Tares është qendërmbrojtësi i Fiorentinës, Pietro Comuzzo, 20 vjeç, për të cilin klubi vjollcë kërkon jo më pak se 25 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit