Manaj: Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm, synimi madhor është Botërori

25 Mars 2025
7:00
Alfred Lleshi
back button

Ishte më meritori në fitoren 3-0 ndaj Andorrës, sepse shënoi 2 gola. Rey Manaj e analizoi kështu triumfin e mbrëmshëm në “Arena Kombëtare”: “Jam mjaft i lumtur për fitoren dhe golat. Me Asllanin kuptohemi mirë në fushë. Njihemi në fushë dhe kemi komunikim të mirë.

Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm, por ia lëmë kohës. Sot ishte një ndeshje e vështirë, sepse siç dihet, ekipet e vogla janë të vështira për t’u çarë.

Çfarë na tha trajneri pas ndeshjes? Na thotë gjithmonë të fitojmë. Nuk ka rëndësi është Andorra apo Anglia. Shumë ekipe kanë çaluar me Andorrën, pastaj pas pjesës së parë fillon e bëhet e vështirë. Jam shumë i kënaqur me lojtarët dhe ato që debutuan. Jam i kënaqur me çunat dhe me rikthimin e Brojës.

Rivaliteti me Brojën? As në klub dhe as në kombëtare nuk duhet të ketë smirë . Unë dëshiroj dhe shpresoj që të shënojnë sa më shumë gola Broja dhe Uzuni. Kush bën më mirë duhet të luajë, pse jo edhe bashkë si sonte.

Botërori? Të gjithë e kemi ëndërr të jemi atje. Duhet të përqendrohemi, të luajmë mirë. Kemi shumë rrugë përpara, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit