Të dhënat zyrtare kanë zbuluar klubet që kanë dërguar më shumë futbollistë në Kupën e Botës 2026, me Manchester City që renditet në vendin e parë.
Klubi anglez kryeson listën me plot 19 lojtarë të përfshirë në Botëror, duke konfirmuar edhe një herë nivelin e jashtëzakonshëm të talentit që ka në përbërje. Menjëherë pas tij vjen Bayern Munich me 18 futbollistë.
Në vendin e tretë renditen PSG dhe Arsenali, të dyja skuadrat me nga 16 lojtarë pjesëmarrës në turneun më të madh të futbollit. Barcelona mban vendin e pestë me 15 futbollistë.
Ndërkohë, Manchester United, Crystal Palace dhe Atletico Madrid ndajnë të njëjtën shifër, me nga 12 lojtarë secili në Kupën e Botës 2026.
Këto shifra tregojnë qartë se ku është përqendruar aktualisht elita e futbollit botëror, me klubet më të mëdha europiane që vazhdojnë të furnizojnë kombëtaret, me numrin më të lartë të yjeve në skenën më prestigjioze të futbollit.








