Manchester United “all in” për talentin 19-vjeçar portugez, klauzola kalon 100 milionë euro

10 Maj 2024
13:11
Telesport
back button

Skuadra e Manchester United po vijon nga puna për të ndërtuar një ekip pretendent dhe me talente për sezonin e ardhshëm. Në krye të listës së afrimeve në merkaton e verës është mesfushori portugez Joao Neves.

Talenti 19-vjeçar luan në vendlindje me ekipin e Benfica, ku në 71 ndeshje zyrtare ka realizuar edhe 4 gola. Madje ai ka debutuar edhe me kombëtaren e të rriturve, ku është aktivizuar në 5 ndeshje.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 me Benfica dhe kostoja e kartonit të tij vlerësohet 45 milionë euro, por klauzola për ta lënë të lirë më herët kalon 100 milionë euro. Një shumë kjo tepër e lartë.

Gjithsesi, “djajtë e kuq” janë në bisedime si me lojtarin ashtu dhe me klubin portugez, për të gjetur një zgjiedhje të pëlqyeshma për të gjithë. Joao Neves konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Casemiro, që do të largohet këtë verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit