I rikthyer në Champions League sezonin tjetër, skuadra e Manchester United po përgatitet fort për të bërë një paraqitje të mirë në turneun e rëndësishëm kontinental.
Për këtë arsye, klubi ka hartuar një kalendar të ngjeshur ndeshjesh miqësore gjatë verës (18 korrik-15 gusht). Në harkun kohor të një muaji, “djajtë e kuq” të trajnerit Michael Carrick do të luajnë 6 miqësore.
Sfida e parë do të jetë më 18 korrik ndaj Ërexham, por bien në sy miqësoret “big” ndaj Atletico Madrid (1 gusht), PSG (4 gusht) dhe Milan (15 gusht). Dy sfidat e para do të luhen në Suedi, ndërsa ajo ndaj kuqezinjve në Poloni.
Rivalë të rëndësishëm që ka shanse që Manchester United t’i ketë përballë edhe në Europë sezonin tjetër (përveç kuqezinjve). Klubi anglez po përgatitet seriozisht për një sezon pozitiv në kampionat dhe Europë.







