“Manchester United ka prekur fundin, ka ardhur koha për të ndryshuar totalisht”

23 Maj 2025
9:26
Telesport
back button

Tifozët e Manchester United shpresonin se ky sezon i tmerrshëm mund të kishte një fund pozitiv, me fitimin e finales së Europa League, por mbetën të zhgënjyer. Skuadra e Tottenham fitoi 1-0 dhe mori trofeun, ndërsa “djajtë e kuq” dolën duarbosh.

Një nga shtyllat e këtij ekipi, Luke Shaw, tha: “Na vjen shumë keq për tifozët, për atë që u desh të kalojnë këtë sezon. Skuadra e këtij viti nuk ka qenë as në nivelet më minimale të mundësive të saj dhe unë mund të kërkoj vetëm falje për këtë”.

Mendoj se duhet të shohim gjërat pozitive dhe e vetmja gjë pozitive është se mund të rikthehemi më mirë nga këtu ku kemi rënë dhe të gjejmë një mënyrë për t’u rikthyer. Aty ku meriton të jetë ky klub”, shtoi më tej mbrojtësi anglez.

Për një klub si Manchester United kjo nuk mjafton. Të gjithë duhet të pyesim veten, ‘A jemi mjaft të mirë për të qenë këtu? Ekipi që luajti këtë sezon nuk është i pranueshëm”, deklaroi Luke Shaw.

Ne e dimë këtë dhe varet nga ne që gjërat të ndryshojnë për mirë. Mendoj se duhet të shikojmë brenda vetes. Diçka duhet të ndryshojë totalisht te kjo skuadër në të ardhmen”, u shpreh mbrojtësi anglez”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit