Manchester United mbetet thatë, Bayern gati t’i “rrëmbejë” objektivin numër 1

7 Janar 2025
17:02
Telesport
back button

Viktor Gyokres është emri më i përfolur në këtë merkato të muajit janar dhe duket se enigmës se ku do transferohet sulmuesi suedez po i vjen fund.

Autori i 62 golave për vitin 2024 ka qenë prej kohësh objektivi numër 1 i merkatos së Manchester United, por duket se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Premier League.

Mediat britanike raportojnë ditën e sotme se bavarezët kanë parakaluar “Djajtë e Kuq” në garën për të firmosur me suedezin dhe duket se e ardhmja e tij do jetë në Bundesligë.

Ndryshe nga United, Bayern nuk dëshiron të stërzgjatet shumë me tratativat me Sporting Lisbpon dhe është gati të paguajë kluazolën për prishjen e njëanëshme të kontratës se suedezit me klubin portugez.

Sporting Lisbon e vlerëson Gyokres rreth 100 milionë euro, por marrëveshja me Bayern mund të mbyllet edhe për 80 milionë euro.

Transferimi i Gyokres do ta bënte të frikshëm sulmin e Bayern-it, duke ditur që ka dhe një tjetër makineri golash siç është edhe Harry Kane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit