Maresca kërkesë klubit për të shkurtuar listën e lojtarëve, Chelsea synon të largojë 5 vetë

10 Janar 2025
9:49
Telesport
back button

Chelsea shpreson të largojë të paktën pesë futbollistë gjatë merkatos së janarit.

Lajmin e konfirmoi sot BBC, duke bërë publikë edhe disa nga emrat e lojtarëve që pritet t’i thonë “lamtumirë” ekipit londinez.

Mes tyre janë edhe Ben Chilwell, Carney Chukwuemeka dhe Cesare Casadei. Trajneri Enzo Maresca i ka kërkuar klubit të shkurtojë më tej listën e lojtarëve që ka në dispoozicion.

Trajneri italian ka aktivizuar mjaft nga lojtarët e stolit në ndeshjet e Conference League, por tashmë duket se grupi do të shkurtohet dhe lojtarët titullarë të Chelsea do të luajnë më shumë.

Për mjaft lojtarë ka oferta, ndaj pritet të largohen në formë huazimi edhe pse klubi londinez kërkon t’i largojë ata përfundimisht, për të ulur shpenzimet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit