Maresca siguron Milanin: Nkunku është sulmues i fortë, kjo është arsyeja pse e shitëm

13 Tetor 2025
7:57
Alfred Lleshi
back button

Enzo Maresca, në intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli për Chelsea e tij: “Duam të përmirësohemi, kjo duhet të jetë gjithmonë motoja jonë kryesore. Avantazhi i një grupi të ri është energjia, disavantazhi mungesa e eksperiencës”.

Për Nkunku, që luajti shpesh si sulmues i parë: “Është lojtar i fortë, e kam thënë disa herë. Në pozicionin e tij kemi Cole Palmer, kështu që do të ishte sfidë për të, por është një lojtar i fortë”.

Maresca renditi kandidatët për titullin e Serie A: “Janë të zakonshmit: Inter, Juventus, Roma, që mund të jetë surpriza. Milani nuk ka kompeticione europiane, kjo mund ta avantazhojë”. Për kthimin e tij në Serie A: “Tani jam i kënaqur te Chelsea, për të ardhmen nuk i dihet kurrë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit