Maresca: Triumfi në Conference League do ta bënte fantastik një sezon të mrekullueshëm të Chelsea

28 Maj 2025
10:47
Telesport
back button

Sot në mbrëmje do të luhet në Wroclaw të Polonisë finalja e Conference League ndërmjet Betis dhe Chelsea. Trajneri i ekipit anglez, Enzo Maresca foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes, duke e cilësuar ndeshjen si një mundësi për të shënuar rikthimin e “blues” në skenën e madhe ndërkombëtare.

Ka qenë një sezon i mrekullueshëm, por mund të jetë fantastik nëse arrijmë të fitojmë Conference League. Siguruam një vend në Champions dhe arritëm gjysmën e objektivit. Tani synojmë edhe trofeun europian. Do të ishte një mënyrë për të thënë se ne jemi kthyer një klub fitues dhe se jemi në Evropë“, tha Maresca.

Ne do të bëheshim skuadra e parë që do të fitonte të gjithë trofetë e UEFA-s (Champions League, Europa League dhe Conference League), ndaj është e rëndësishme”, shtoi trajneri italian i Chelsea. Ai foli për marrëdhënien me Manuel Pellegrini, me të cilin ka punuar por që sot do ta ketë rival si trajner i Betis.

Nëse jam këtu kjo është falë tij. Kam punuar me Manuel për katër vjet, dy si lojtar dhe dy në stafin e tij, kështu që i detyrohem shumë. Jam mirënjohës për një marrëdhënie që nuk kemi dhe për këshillat që ai më tha gjithmonë për të ndryshuar lojtarët”, tha Maresca.

Nuk mund të krahasosh finalet e përjetuara si trajner dhe atë si lojtar: “Ato janë si nata me ditën. Si lojtar mendon më shumë për veten, ndërsa si trajner duhet të mendosh për 30 njerëz dhe shumë gjëra të tjera: nuk ka krahasim. Te Manchester City pata fatin të përjetoj një finale të Champions League si ndihmës trajner, ndaj kam pak përvojë“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit