Marquez siguron “pole position” e parë sezonal, po sot edhe gara sprint

25 Mars 2023
12:47
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, siguroi sot “pole position” në pistën e Portimao, e vlefshme për garën e Cmimit të Madh të Portugalisë në MotoGP. Kjo është gara e parë sezonale, ndërkohë që sot do të zhvillohet fillimisht gara sprint.

Marquez ndali kronometrin në 1’37”226, duke qenë më i shpejti në pistë. Ai la pas kampionin e botës në fuqi, italianin e Ducati, Francesco Bagnaia. Vija e parë e nisjes kompletohet me spanjollin Jorge Martin, me Ducati Pramac.

Koha e Marquez befasoi të gjithë, ashtu sikurse paraqitja e tij, por Bagnaia është pranë tij. Ndaj, sot në garën sprint dhe nesër në garën zyrtare, pritet një duel i fortë mes tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit