“Mëkat që Yamal zgjodhi Spanjën, por në zemër mbetet maroken”

22 Dhjetor 2025
7:15
Alfred Lleshi
back button

Debati mbi zgjedhjen e kombëtares së Lamine Yamal është rindezur pas deklaratave të Mustapha Hadji. Legjenda e futbollit maroken, që ka luajtur 63 ndeshje me “Luanët e Atlasit”, u shpreh pa dorashka për “Al Arabiya Sports”: “Edhe pse luan për Spanjën, dashuria që spanjollët do t’i japin nuk do të krahasohet kurrë me atë që do të merrte nga marokenët. Është për të ardhur keq që nuk zgjodhi Marokun, sepse gjërat do të kishin qenë ndryshe. Në zemër mbetet maroken, pavarësisht fanellës që vesh”.

Përgjigjja e Yamal erdhi shpejt. Talenti i Barcelonës shpjegoi arsyet e zgjedhjes së tij: “Po, ideja e Marokut më ka kaluar në mendje, sidomos pas arritjes historike të gjysmëfinaleve në Botëror. Por, kur erdhi momenti për të vendosur, nuk pata hezitim”.

Ai theksoi ambicien profesionale: “Me gjithë respektin për Marokun, ëndrra ime ka qenë gjithmonë të garoj në nivelin më të lartë europian. Doja të luaja dhe të fitoja një Kampionat Europian, objektiv që, falë Zotit, e kam arritur. Tani synimi im është një Botëror me mundësi reale për ta fituar. Marokun do ta mbaj gjithmonë në zemër, por rruga ime është këtu”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit