Mike Maignan drejt lamtumirës, Milan zhgënjen tifozët me dy kandidatët për të zëvendësuar francezin

20 Shtator 2025
20:09
Telesport
back button

Mike Maignan ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me kuqezinjtë dhe deri tani nuk ka asnjë avancim në bisedimet mes palëve për një rinovim të mundshëm.

Në këtë situatë, portieri francez mund të largohet që në merkaton e janarit, në rast se drejtuesit e Milanit nuk duan ta humbin falas në qershor, ose mund të ndodhë që Maignan të largohet edhe si lojtar i lirë në fund të sezonit.

“Il Corriere dello Sport” zbulon dy emrat që po ndjek Milan për të zëvendësuar Maignan, gjithnjë nëse francezi largohet në verë. Dy objektivët e kuqezinjve për pasuesin e Maignan janë: 23-vjeçar japonez i Parmës, Zion Suzuki dhe portieri i Cagliari-t, Elia Caprile, 24 vjeç.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit