Milan e nis që tani merkaton, kuqezinjtë arrijnë marrëveshjen për sulmuesin 19-vjeçar. Nesër testet mjekësore

28 Mars 2026
21:27
Telesport
back button

Milan ka siguruar që tani përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Luca Maninetti bën me dije se kuqezinjtë kanë parakaluar klubet e tjera të mëdha dhe kanë arritur firmën me Andrej Kostic, 19-vjeçarin nga Mali i Zi, i cili po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Partizan Beograd.

Kostic gjendet sonte në Milano, ndërsa nesër do të kryejë testet mjekësore. 19-vjeçari i cili luan si qendërsulmues ka shënuar 11 gola në 34 ndeshje dhe konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe. Vlera që Milan ka paguar për të është 3 milionë euro.

Ende nuk dihet nëse Kostic do të qëndrojë në ekipin e parë të Milanit për sezonin e ardhshëm dhe do të vihet direkt nën urdhrat e trajnerit Max Allegri, apo do të huazohet diku tjetër brenda Serie A, për të fituar përvojën e nevojshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit