Milan merr vendimin e pabesueshëm për të ardhmen e Mike Maignan

25 Shtator 2025
19:30
Telesport
back button

Prej kohësh e ardhmja e Mike Maignan te Milan është në ajër. Fillimisht palët dukeshin shumë afër rinovimit të kontratës, e cila skadon në qershor të këtij viti, por në mënyrë të habitshme bisedimet ngecën në mes.

Duke qenë se nuk ka “tym të bardhë” përsa i përket rinovimit, sipas asaj që raporton “Football Insider”, drejtuesit e Milanit duket se kanë vendosur të nxjerrin në shitje portierin francez gjatë merkatos së janarit, për të mos rrezikuar largimin e tij falas në verë.

E ardhmja e Mike Maignan pritet të jetë në Premier League, ku ka interes të madh nga Chelsea, ndërsa Milan po shqyrton disa alternativa për të gjetur pasuesin e francezit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit