“Modric dhe De Bruyne, klasi nuk njeh moshë. Ata të bëjnë ta dashurosh futbollin”

25 Shtator 2025
9:17
Alfred Lleshi
back button

Cesare Prandelli, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli mbi rilindjen e Milanit të drejtuar nga Massimiliano Allegri: “Jam shumë i lumtur për impaktin e Max, e ka merituar sepse ka duruar gjykime të padrejta. Allegri është dominues, di të përthithë situatat më delikate dhe t’i menaxhojë me zotësi. Ai i merr problemet mbi vete dhe i zgjidh. Për më tepër, Milani po luan mirë, ndaj Udinese më kënaqi”.

Të dielën, Milani do të përballet me Napolin e Antonio Contes: “Allegri dhe Conte janë karizmatikë, kanë lidership që tërheq. Duhet njohur forca që iu vjen nga njohuritë e tyre. Shpesh flitet për dallimet, por mua më duken se kanë ngjashmëri të mëdha”.

Përballja në “San Siro” do të ketë edhe duelin Modric-De Bruyne: “Kur kemi të bëjmë me kampionë të tillë, është gjithmonë mirë. Klasi nuk ka moshë. Inteligjenca e tyre i bën të dinë kur të përshpejtojnë e kur të menaxhohen. Kanë vizion e teknikë që të bëjnë të dashurohesh me futbollin. Kampioni është ai që vendos, Modric e De Bruyne e kanë bërë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit