Moise Kean nxjerr përfundimisht Atalantën nga gara për titull dhe i jep shpresë Fiorentinës për një vend për në Europë (video)

30 Mars 2025
16:57
Telesport
back button

Fiorentina ka mposhtur 1-0 Atalantën në “Artemio Franchi”, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të në Serie A. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Moise Kean në fund të pjesës së parë.

Sulmuesi përfitoi nga një gabim i Isak Hien në mesin e fushës, mori topin i vetëm dhe e dërgoi në rrjetë duke zënë në befasi bergamaskët. Ky është goli i 21 për Moise Kean për këtë sezon me fanellën e Fiorentinës në të gjitha kompeticionet, ndërsa i 16-ti për në Serie A. Ky është padyshim sezoni më i mirë në karrierë për 25-vjeçarin, që me këtë formë që po kalon do i ketë bërë pishman drejtuesit e Juventusit që e nxorrën në shitje verën e kaluar.

Më këtë fitore të Fiorentinës, mund të themi që Atalanta mbetet përfundimisht jashtë garës për titull dhe tani do kërkojë të sigurojë “biletën” për në Champions për sezonin e ri. Në anën tjetër, klubi vjollcë renditet në vendin e shtatë me 51 pikë dhe të kërkojë të arrijë një vend për Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

SHIKOGOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit