Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka mbrojtur sulmuesin Alexander Isak pas fillimit të ngadaltë të karrierës së suedezit me fanellën e “reds”. Transferimi i tij rekord është shoqëruar me vetëm një gol në Carabao Cup.
Gjithsesi, Slot thotë se kjo është normale meqenëse lojtari ka mbërritur në “Merseyside” pa zhvilluar një fazë parasezonale të saktë. Trajneri holandez u ka kujtuar njerëzve se Isak nuk është nënshkruar për sot, por për një kohë të gjatë.
“Ai padyshim po i afrohet gjithnjë e më shumë vendit ku duam të jetë. Sa më shumë që mësohemi me të aq më shumë mësohet ai me shokët e tij të ekipit. Sa më në formë të bëhet, aq më i mirë do të jetë”, deklaroi Arne Slot.
“Kur erdhi, thashë se parasezoni i tij fillon tani. Mendoj se jemi tre ose katër javë në parasezon, ku një parasezon normal kërkon gjashtë javë që një lojtar të jetë 100%. Ndërkohë, ai tashmë shënoi një gol për ne”, shtoi trajneri i Liverpool.
“Mendoj se mënyra më e mirë për ta gjykuar atë është në muajt dhe vitet e ardhshme kur ai të luajë për ne, në vend të javëve të para kur ai është me ne. Ai tani është ende duke u adaptuar me ne”, tha Slot







