MotoGP nis me panik, piloti me dëmtime të shumta pas aksidentit të frikshëm (video)

25 Mars 2023
12:01
Telesport
back button

Piloti spanjoll Pol Espargaro, që garon në MotoGP me skuadrën e KTM Tech 3, ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave të lira që po zhvillohen në pistën e Portimao, në Portugali. Ai është rrëzuar dhe si pasojë e aksidentit ka pësuar dëmtime të shumta.

Kontuzion polmonar, nofulla e thyer si dhe frakturë të vertebrës dorsale, janë disa nga dëmtimet që pësoi piloti 31-vjecar, që ësjtë përplasur me një shpejtësi të lartë. Ngjarja ndodhi në kthesën e dhjetë të pistës portugeze, kur piloti humbi kontrollin e motorit të tij e doli jashtë piste.

Piloti u dërgua me urgjencë në qendrën spitalore pranë pistës dhe më pas në spital. Ai nuk është në rrezik për jetën dhe në asnjë moment nuk ka humbur ndjenjat. Dëmtimet janë të shumta dhe relativisht të rënda, duke bërë që ai të mungojë për një kohë të gjatë në pistë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit