Mourinho akuzon Gallatasaraj: Kanë ndërtuar një sistem të dominuar nga një klub i vetëm

6 Mars 2025
8:46
Telesport
back button

Polemika në distancë mes trajnerit të Fenerbahce, José Mourinho dhe rivalëve të Galatasaray vazhdon e pandërprerë. Ish-trajneri i Romës, në një intervistë për “TNT Sport”, i është rikthyer asaj që përkufizohet si “sistem”.

Këtu në Turqi nuk është thjesht një rivalitet futbolli, por një sistem i dominuar nga një klub i vetëm, që përcakton kampionatin. Nuk vjen erë të mirë. Fenerbahce është një klub që po përpiqet dëshpërimisht të thyejë dominimin e Galatasaray, por nuk është një dominim futbolli, por një sistem dominues”, tha Mourinho.

Më tej, portugezi vazhdoi: “Kjo e bën punën tonë vërtet të komplikuar. Unë punoj për një klub të madh, një klub transparent dhe të pastër, i cili dëshiron të fitojë dhe të pastrojë kampionatin turk në mënyrën e duhur”.

Kam ndryshuar për mirë. Mendoj se jam një trajner më i mirë se në të kaluarën, me më shumë përvojë dhe për të cilin gjithçka duket si déjà vu. Mendoj më pak për veten time dhe më shumë për të tjerët, lojtarët e mi, menaxherët e mi, tifozët e klubit tim”, tha Mourinho.

Sigurisht që tani ndihem më mirë se më parë. Patjetër që kam ndryshuar fizikisht, por si trajner mendoj se jam më mirë se në të kaluarën”, komentoi trajneri Jose Mourinho, në sezonin e parë në Turqi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit