“Mourinho fliste me mua vetëm përmes WhatsApp, dërgonte të njëjtin mesazh çdo natë. Ishte groteske”

11 Tetor 2025
8:07
Alfred Lleshi
back button

Henrikh Mkhitaryan ka treguar në librin e tij detaje nga marrëdhënia e vështirë me José Mourinhon, e cila nisi keq te Manchester United dhe çoi në largimin e tij pas vetëm 18 muajsh: “I thashë: më kritikon prej një viti e gjysmë, që kur kam ardhur. Ai më tha se isha një ‘m…t’, ndaj unë e humba durimin: M…t je ti, madje i madh”.

Pas atij debati me ofendime, raporti u shkatërrua plotësisht. “Në stërvitje nuk më fliste, por çdo mbrëmje më dërgonte një mesazh në WhatsApp: ‘Miki, të lutem, largohu’. Unë i përgjigjesha gjithmonë njësoj: ‘Do të iki kur të gjej ekipin e duhur’, – kujton armeni. – Më pas mesazhi i tij ndryshoi: ‘Miki, të lutem, largohu që të marr Alexis Sánchez’”

Më në fund, me ndihmën e Mino Raiolës, u arrit shkëmbimi me Arsenalin. “I thashë: ‘Nuk iki për hatrin tënd. Flit me Minon’”. Më vonë, të dy u ribashkuan te Roma, ku vendosën ta lënë pas të kaluarën konfliktuale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit