José Mourinho trajner i Portugalisë? Një thashethem që është rikthyer në lajm, duke qenë se kuotat e trajnerit aktual të kombëtares portugeze, Roberto Martinez, janë në rënie. Skuadra do të luajë nesër gjysmëfinalen e parë të Nations League ndaj Gjermanisë.
Një ndeshje që mund të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit. Megjithatë, mesfushori i Bayern Munich, Joao Palhinha, duke folur për këtë çështje përjashtoi se ka nga ata brenda ekipit që tashmë po mendojnë për ardhjen e mundshme të “Special One”.
“Nuk mendoj se në dhomën e zhveshjes flasim për të ardhmen e kombëtares. Ne fokusohemi tek e tashmja, sepse kombëtarja është një hapësirë për të gjithë. Mendoj se gjithmonë do të ketë diskutime të jashtme, por ato nuk na shqetësojnë ne lojtarët”, ka shpjeguar Palhinha.
“Sinqerisht, askush nuk i kushton vëmendje asaj që thuhet nëse Mourinho do të jetë apo jo atje. Të gjithë jemi të fokusuar të punojmë me Martinez sepse ai është trajneri dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën po mendojmë. Ajo që vjen më pas nuk është vendimi ynë dhe as objektivi ynë për momentin“, tha Palhinha.







