Fenerbahçe eliminoi Lugano pas një ndeshjeje emocionuese me një gol sërish në minutat finale. Ashtu si në ndeshjen e parë, turqit rikuperuan disavantazhin dhe barazuan rezultatin me Dzeko. Më pas në minutën e 93-të Szymański u kujdes që t’i jepte zyrtarisht turin e tretë të Champions League ekipit të trajnerit Jose Mourinho.
“Gjithçka është e rëndësishme në këtë periudhë. Skenari perfekt do të ishte që të kishim të gjithë lojtarët me vete që nga dita e parë. Është e vështirë të punosh në këto kushte. Lojtarët janë të gjithë në situata të ndryshme të përgatitjes. E vetmja gjë që mund të bëj është t’i përgëzoj”, tha Mourinho.
“Ferdi Kadioglu ka bërë vetëm 5-6 seanca stërvitore, por luajti 80 minuta. E dija që ndeshja do të ishte e vështirë, ndaj u thashë se duhej të mbijetonim. Kundërshtari ynë ka një ekip i mirë dhe na vuri në vështirësi, por ne qëndruam të qetë. Kaluam raundin dhe ia dolëm të mbijetonim”, u shpreh më tej portugezi.
Për ndeshjen e radhës kundër Lille, ai shtoi: “Nuk kemi studiuar asgjë, padyshim që i njoh që nga viti i kaluar, por vëmendja jonë ishte vetëm te Lugano. Duhet ta shikojmë hap pas hapi. Sot do të dalim në pishinë për të marrë rreze dielli dhe më pas do të fillojmë të punojmë për Lillën”.
“Mendoj se e meritova të pushoj në pishinë për dy orë sot. E kuptoj që skuadrat turke kanë vështirësi ndaj skuadrave gjermane, franceze etj. Skuadrat turke duhet të kenë pak Fat në short, gjë që nuk na ndodhi në këtë raund. Megjithatë, nuk ishte një short me fat as për Lille, pasi ne jemi një ekip i vështirë”, tha Mourinho.







