Mourinho: Unë te Benfica? Mos më bëni pyetje për skuadra që kanë tashmë trajner…

4 Maj 2024
11:17
Alfred Lleshi
back button

“Benfica? Mos më bëni pyetje për klubet që tashmë e kanë një trajner”, Kështu u shpreh Jose Mourinho, duke folur në periferi të një eventi të organizuar në Rio Ave, në përgjigje të ardhjes së tij të mundshme në pankinën e Benfica, në vend të Roger Schmidt.

“Special One” shtoi më tej për momentin e tij pa stol: “Në Londër jetoj dy minuta larg nga ‘Stamford Bridge’. Nga shtëpia ime mund të dëgjosh festimet e golave. Ditën që filluan të thërrisnin emrin tim në stadium, ndalova për të shikuar çfarë ndodhte. Nga shtëpia ime deri në ‘Da Luz’ janë 20-30 minuta distancë. Kam miq që më kanë rezervuar bileta dhe kam shkuar t’i shoh 2-3 ndeshje”.

José Mourinho është gjithmonë një hap përpara dhe e ka dëshmuar sërish. Këtë herë, protagonist i “profecisë” së tij ishte Xabi Alonso. Trajneri spanjoll po afirmohet në Evropë me Bayer Leverkusen: fillimisht fitimi i titullit të Bundesliga, më pas ecuria e shkëlqyer në “Europa League” me synimin për në finale.

Një rrugë që portugezi e kishte parashikuar tashmë katër vite më parë. Këto ishin fjalët e tij për “Top Eleven” në vitin 2019: “Xabi Alonso mund të bëhet një trajner i shkëlqyer. Ai kishte një rritje të ngjashme me mua.

Babai i tij ishte lojtar dhe më pas trajner. Më pas u bë lojtar, shumë më i fortë se unë. Pozicioni i tij në fushë dhe njohuritë për lojën kanë qenë gjithmonë të një standardi të lartë, prandaj do të bëhet trajner i mirë.

Ai luajti në Spanjë, Angli dhe Gjermani. Ai u drejtua nga Guardiola te Bayerni, nga unë dhe Ancelotti te Real Madridi dhe nga Benitez te Liverpool. Nëse i bashkojmë të gjitha këto gjëra, mendoj se ka potencialin të bëhet një trajner shumë i mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit