Neymar nuk do të harrohet kurrë në Barcelonë. Ai mbërriti në “Camp Nou” në vitin 2013 nga Santos për 88 mln euro, për t’u shitur më pas për 222 mln euro te PSG.
Braziliani u pendua për transferimin në Paris, ku nuk arriti të shkruajë historinë si kampion Europe në Champions League.
Rikthimi i Neymar në Barcelonë ndoshta nuk është ëndërr. Mediat katalanase raportojnë se Joan Laporta dëshiron të sjellë një yll të madh në skuadër. Dëshira e tij kryesore është Haaland, por norvegjezi është i pamundur.
Kështu, për shkak të çmimit dhe shifrave që fiton, Neymar do të ishte opsioni më i mirë, sepse sjell të ardhura të mëdha në fushën e marketingut, aktualisht një aspekt ku katalanasit ende nuk kanë shkëlqyer.