Ylli i UFC, Nate Diaz, arriti fitoren e tij të parë në boksin profesionist. Këtë gjë ai e bëri ndaj rivalit të tij të dikurshëm në kafaz, Jorge Masvidal.
Dueli i boksit me 10 raunde u zhvillua në Anaheim të Kalifornisë, ku Diaz fitoi me vendim shumice. Dy nga gjyqtarët i dhanë atij fitoren (97-93, 98-92), ndërsa njëri e dha atë barazim (95-95).
Ndërsa Diaz goditi një numër më të madh grushtash kundër kundërshtarit të tij, grushtet e Masvidal ishin shumë më të fuqishme dhe më të rënda. Gjithsesi, ai që në fund festoi fitoren ishte Diaz, që vijons kështu me sukses rrugën e boksierit.
“Ndihesh mirë kur e kryen punën me siguri. Misioni u krye. Unë mund ta ndiej dashurinë këtu çdo herë”, tha Nate Diaz, që u hakmorr për humbjen e pësuar në kafaz disa vite më parë, kur dueluan për titullin simbolik BMF. Asokohe dueli u ndal nga mjekët.
Masvidal u rikthye në kafaz pas 19 vitesh, teksa kishte dueluar në vitin 2005. Ai mbeti i zhgënjyer nga vendimi. “Mendova se fitova, pasi dhashë goditje më të forta. Ai bëri më shumë vëllim. Por unë definitivisht mendova se arrita në rrugën, gjuajtje shumë më të mira”, tha Masvidal.
Kjo ishte fitorja e parë e Diaz në boks pas humbjes ndaj Jake Paul në gusht 2023. Ai kërkoi një revansh ndaj tij: “Do ta mposht Jake Paul dhe më pas do të luftoj me boksierin e rangut më të lartë që mund të gjej edhe pse nuk e di kush është ai”, tha Diaz.