Ndeshja me Serbinë, Gjimshiti zbulon porosinë që i la gjyshi

6 Qershor 2025
20:19
Telesport
back button

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, foli sot para ndeshjes me Serbinë.

Ndër të tjera, ai zbuloi se kishte shkuar për të vizituar gjyshërit e tij, duke shfrytëzuar disa ditë pushimi që kishte. Ai tha se gjyshi i ka lënë një porosi për këtë përballje të veçantë, e cila ishte të jepte gjithçka për të fituar.

“Kisha 3-4 ditë pushim. Vizitova gjyshin dhe gjyshen në vendlindje. Ishte shumë e rëndësishme ta bëja, porosia që më la ishte ajo që keni dëgjuar të gjithë, jemi të fokusuar te ndeshja, gjithmonë kërkojmë fitoren, kështu do jetë dhe me kundërshtarin e fortë, por jemi gjithmonë me synim fitoren e ndeshjes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit