“Ndoshta sot mund të ishim dy…”, Armand Duka reagon pak orë para finales së Kosovës

31 Mars 2026
16:47
Telesport
back button

Vëmendja e gjithë shqiptarëve sonte, pavarësisht se ku jetojnë do jetë te Kosova. Dardanët luajnë në mbrëmje në “Fadil Vokrri” ndaj Turqisë, në ndeshjen më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, ku në rast fitoreje Kosova do të shkojë në Botëror.

Kur na ndajnë edhe pak orë nga finalja e madhe, në mbështetje të plotë të Kosovës ka dalë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka reaguar përmes një postimi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.

“Ndoshta sot mund të ishim dy… por edhe kështu, jemi një 🇦🇱🇽🇰
Me krenarinë që na dha Shqipëria dhe shpresën që na jep Kosova
Forca djemtë tanë”, shkruan Duka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit